WES

REUTERS
Do ta mësojë turqishten!
21 January, 2013 @9:22
Mendoi, mendoi, por në fund vendosi përsëri te paratë. Tani më ish mesfushori i Interit, Wesley Sneijder për herë të parë ka folur pas nënshkrimit me klubin turk, Galatasaray.
“Jam shumë i lumtur me marrëveshjen dhe nuk mund të pres të dalë në fushë me fanellën e re,” ka thënë Sneijder.
“E di se turqit janë të pasionuar pas futbollit. Kam dëgjuar shumë për trajnerin Fatih Terim dhe do të jetë mirë të punojë me atë. Shpresoj ta mësojë edhe turqishten,” kanë qenë fjalët e para të tij pas bërjes publike se ka nënshkruar me Galatasarayin.
Galatasaray është lider i kampionatit turk dhe është kualifikuar në fazën eliminuese të Ligës së Kampionëve.