LIGUE 1

REUTERS/Regis Devignau
Ibra kthen Parisin në krye
20 January, 2013 @23:16
Super sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka shënuar një gol në minutën e 43-të të ndeshjes pas asistimit të talentit brazilian Lucas Moura, për t’i dhënë ekipit të tij fitoren dhe për t’ia rikthyer lidershipin në Ligue 1, Carlo Ancelottit.
Ky gol ka qenë i vetmi në ndeshjen derbi ndërmjet Bordeaux-së dhe PSG-së, derisa parisienët janë paraqitur pa dyshen braziliane të qendërmbrojtësve Thiago Silva e Alex.
PSG tash ka kaluar në vendin e parë në saje të golaverazhit më të mirë, pasi që ka pikë të njejta me Lyonin në vendin e dytë 42. Në vendin e tretë pozicionohet Marseille me 41 pikë. Bordeaux me këtë humbje ka mbetur në vendin e 7-të me 32 pikë.
REZULTATI:
Bordeaux - Paris St Germain 0-1 (Ibrahimovic 43)