SERIE A

REUTERS/Alessandro Bianchi
Barazim në Olimpico
20 January, 2013 @22:55
Roma e Zdenek Zemanit përkundër se ka udhëhequr me golin e shënuar nga penalltia e kapitenit, Francesco Totti, nuk ka arritur të mposht Interin e Andrea Stramaccionit.
Ka qenë argjentinasi Rodrigo Palacio që ka barazuar në momentet e fundit të pjesës së parë për Interin dhe i ka siguruar një pikë ekipit të tij nga dueli i vështirë në stadiumin Olimpik të Romës.
Me këtë barazim, që nuk i shkoi përshtati asnjërës palë, Interi ka mbetur në pozitën e katërt me 39 pikë, derisa Roma në të shtatën me 33 pikë.
REZULTATI:
Roma - Inter 1-1 (Totti 22 - Palacio 45)