Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA

Barazon dhe përparon

REUTERS

Barazon dhe përparon


20 January, 2013 @20:22

Edhe pse Hamburg arriti të dalë në epërsi nëpërmjet letonezit Artmos Rudnevs në minutën e 70-të të ndeshjes, ata u desht të kënaqen me barazim në fund pasi që vetëm 5 minuta më vonë çeku i talentuar, Tomas Pekhart ka barazuar për vendasit e Nurnbergut. 

Por, edhe ky barazim ka ngritur Hamburgun e udhëhequr nga Thorsten Fink për një pozitë (vendin e nëntë) duke e mbajtur ende në luftë për pozita që dërgojnë në Europë. 

Në ndeshjen tjetër, ku u takuan dyshja e fundit të tabelës, mysafirët nga Augsburgut fituan ndaj Fortunës duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme. 

Augsburg udhëhoqi 0-3, ndërsa në 20 minutat e fundit përkundër dy golave të shënuar, Fortuna nuk arriti të nxjerrë një pikë në këtë takim. 

Augsburgu ka tash 12 pikë dhe gjindet në pozitën e 17-të (të parafundit të tabelës) derisa Fortuna është e 14-ta me 21 pikë. 

REZULTATET

Nurnberg - Hamburg 1-1

Fortuna - Augsburg 2-3


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga