PREMIERSHIP

REUTERS/Dylan Martinez
Tottenham barazon në fund
20 January, 2013 @18:53
Manchester United është ndalur në fund. Vetëm pak sekonda pa përfunduar takimi, amerikani Clint Dempsey ka shënuar në portën e spanjollit, David De Gea, për t’ia rrëmbyer fitoren Manchesterit të sigurtë deri në atë moment.
Në fakt djajt e kuq udhëhiqnin që nga minuta e 25-të e takimit kur shënoi holandezi në formë të jashtëzakonshme, Robin Van Persie, por kjo ishte e tëra nga djelmoshat e Sir Alex Fergusonit në këtë ndeshje.
Manchester United ende udhëheq në Angli me 55 pikë, 4 më shumë se përcjellësi i parë, kampioni Manchester City. Derisa Tottenham për këtë xhiro ka siguruar vendin e katërt me 41 pikë, 4 më shumë se Evertoni që luan nesër.
REZULTATI:
Tottenham Hotspur - Manchester United 1-1 (Dempsey 90 - Van Persie 25)