Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HASANI

Hasani në Dinamo Zagreb!

Getty Images

Hasani në Dinamo Zagreb!


20 January, 2013 @12:43

Dinamo Zagreb ka arritur marrëveshje me skuadrën e Wolfsburgut për transferimin e sulmuesit tetovar, Ferhan Hasani, ndërsa para kompletimit të transferimit ka mbetur vetëm finalizimi i testeve mjekësore, shkruhet në një komunikatë në faqen zyrtare të klubit kroat.

Skuadra e Dinamos këto ditë është duke bërë përgatitjet në Turqi, kështu që Hasani pritet të mbërrij në Dinamo të premtën më 25 janar, për testet mjekësore.

Me transferimin e Hasanit, numri i futbollistëve shqiptar në Dinamo do të rritet në tre, pasi që në këtë klub luajnë edhe mesfushori Arijan Ademi dhe sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj.

Ferhan Hasani është transferuar në Wolfsburg në janar të vitit 2012 dhe këtë stinor ka luajtur vetëm në 6 ndeshje zyrtare me klubin gjerman.


 
Të gjitha lajmet nga International