DUEL SHQIP

REUTERS/Gampiero Sposito
Cana e Ujkani, barazojnë
19 January, 2013 @20:20
Lorik Cana luan tërë ndeshjen për Lazion, por biancocelestët nuk arrijnë të shënojnë fitore ndaj Palermos në Renzo Barbera duke barazuar 2-2. Edhe Samir Ujkani ka qenë gjatë tërë ndeshjes në portën e sicilianëve.
Samir Ujkani dhe Lorik Cana i kanë ndarë pikët sot në përballjen e skuadrave të tyre sot në kuadër të Serie A ndërmjet Palermos dhe Lazios.
Lazio ka kaluar në epërsi me anë të sulmuesit Sergio Floccari, por Palermo në minutat 70 dhe 71 ka shënuar dy herë për të përmbysur gjithçka.
Braziliani Hernanes 5 minuta para fundit ka shënuar pas dënimit më të rëndë, penalltisë, për të mposhtur Ujkanin dhe për të barazuar rezultatin 2-2.
Lazio tash ka 43 pikë, dy më pak se Juventusi lider, derisa Palermo është e parafundit me 16 pikë.
REZULTATI:
Palermo - Lazio 2-2 (Arevalo 70, Dybala 71 - Floccari 10, Hernanes 85)