BUNDESLIGA

REUTERS/Michael Dalder
Bayern ia nis mbarë
19 January, 2013 @17:34
Lideri i Bundesligës, Bayern, ka filluar me fitore pjesën e dytë të stinorit duke e mposhtur Greuter Furthin 2-0 me golat e kroatit Mario Mandzukicit.
Xherdan Shaqiri është futur në lojë prej minutës së 70-të në ndeshje, derisa kosovari i Greuter Furthit, Ilir Azemi, gjithashtu ka luajtur për të gjelbërit e Furthit nga minuta e 67-të e ndeshjes, por pa ndonjë ndikim të veçantë në rezultat.
Granit Xhaka nuk ka qenë në fushë për asnjë minutë në barazimin e Borussia Monchengladbachut me Hoffenheimin në Wirsol Rhein Neckar Arena të Sinsheimit.
Ndërsa Bayer Leverkusen ka arritur fitore për të vazhduar ndjekjen ndaj Bayernit 3-1. Bonisch, Kiessling dhe Schurrle kanë qenë shënues për ekipin e trajnerit Sascha Lewandowski.
REZULTATET:
Bayern - G. Furth 2-0
Bayer - Eintracht 3-1
Wolfsburg - Stuttgart 2-0
Hoffenheim - M’Gladbach 0-0
Mainz - Freiburg 0-0