BUNDESLIGA

REUTERS/Ina Fassbender
Festival golash
19 January, 2013 @0:34
Bundesliga ia nisi më vonë sesa ligat tjera eminente të futbollit europian. Mirëpo, këtë e arsyetuan që në ndeshjen e parë, duke iu sjellë një spektakël si tifozëve ashtu edhe shikuesve nga e mbarë bota.
Schalke dhe Hannover dhanë një festival golash në Veltins Arena të Gelsenkirchenit, ku në fund fitoi Schalke 5-4.
Po, po. Plotë nëntë gola u shënuan në ndeshjen e cila doli të jetë duel i golave nga të dyja palët. E më interesantja është që vetëm një gol u shënua në pjesën e parë e tetë të tjera në pjesën e dytë. Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Deniz Aytekin, vetëm kartonat e verdhë i ndau në të barabartë 4-4.
Me këtë fitore Schalke ka kërcyer në vendin e pestë me 28 pikë, derisa Hannover ka mbetur në vendin e 11-të të tabelës me 23 pikët e trashëguara nga stinori vjeshtor.
REZULTATI:
Schalke - Hannover 5-4 (Farfan 44, Draxler 49, Hoger 64, Marica 67, Holtby 88 - Pinto 55, Huszti 59, 68, Diouf 90+)