GATTUSO

REUTERS
Bleni shqiptarë!
18 January, 2013 @13:24
Ish mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, që aktualisht po luan në ligën zvicerane të futbollit për Sionin, pas rifreskimit të Milanit nga të moshuarit duke parë gjendjen e re në klub i ka bërë një ftesë interesante krerëve milanez.
“Zvicra është e vërshuar nga talentët që vijnë nga Shqipëria, Kosova e Portugalia. Ejani dhe merrni talentë këtu,” ka përmendur Gattuso shtetet përveç tjerash duke iu adresuar Milanit.
Milan, ka renovuar skuadrën duke i shitur ose liruar të gjithë lojtarët e vjetër në moshë dhe me paga të mëdha duke blerë të rinjë dhe të talentuar.