TEAMWORK

REUTERS
Baggio dhe Enrique, asistentë!
18 January, 2013 @9:30
Pas konfirmimit të Bayernit se kanë arritur marrëveshje me Pep Guardiolën trajner, që nga stinori i ardhshëm, mediat italiane kanë filluar të japin disa informata të rëndësishme, vërtetësia e të cilëve ende nuk është konfirmuar.
Duke marrë informata nga Katalonia dhe të njohurit e tij, tani po shqyrtohet se kujt i beson Guardiola.
E sipas informatave të para, legjenda e futbollit italian, Roberto Baggio, i cili ka qenë bashkëlojtar i Guardiolës në Brescia bashkë me bashkëlojtarin dhe bashkëtrajnerin në Barcelonë, respektivisht Barcelona B, Luis Enrique - janë parë si emrat më të afërt që mund të vijnë si asistent të Guardiolës në Bayern.