PREMIERSHIP

Eurosport
Ndërron trajnerin!
18 January, 2013 @13:46
Sothampton, që gjendet në pozitën e 15-të në tabelën e Premier League, pas pesë ndeshjeve pa humbje ka shkarkuar kryetrajnerin Nigel Adkins!
Një gjë e tillë është më se e çuditshme duke parë rezultatet e mira të klubit në ndeshjet e fundit, mirëpo kështu nuk mendon shefi ekzekutiv Nicola Cortese.
Bile, Cortese është përkujdesur që menjëherë të gjejë zëvendësimin. Ai ka sjellur argjentinasin Mauricio Pochettino në vend të Adkinsit, i cili do të fillojë punën që në ndeshjen e ardhshme.
Ish futbollisti argjentias, Pochettino, deri dje ka qenë kryetrajner i klubit spanjoll, Espanyol.