KAMPIONI

REUTERS/Wolfgang Rattay
Dortmund demolon Werderin
19 January, 2013 @21:16
Ekipi kampion i Jurgen Kloppit si duket ka pushuar mirë gjatë pushimit dimëror, pasi që në ndeshjen e parë të pjesës së dytë të stinorit kanë filluar furishëm duke e demoluar në çdo aspekt Werder Bremenin si mysafir 0-5.
Marco Reus 9’, Mario Gotze 19, Felipe Santana 48, Robert Lewandowski 81 dhe Jakup Blaszczykowski 85’ kanë shënuar për milionerët e Dortmundit të cilët tani kanë arritur kuotën e 33 pikëve hde dhe gjinden në pozitën e tretë të tabelës.
Edhe i ardhuri nga Real Madrid, Nuri Sahin, sonte ka qenë pjesë e ekipit.
Lideri Bayern ka 12 pikë më shumë, mirëpo me lojën e sotme kampioni i ka dërguar një mesazh të qartë. Nëse gabon diku, do të të afrohem!
REZULTATI:
Werder Bremen - Borussia Dortmund 0-5