Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFRIKA

Keita sjell fitoren e parë

Tifozët e Malit duke e shikuar ndeshjen në televizion/REUTERS/Eric Gaillard

Keita sjell fitoren e parë


20 January, 2013 @20:56

Ish mesfushori i Barcelonës Seydou Keita ka shënuar për të realizuar fitoren e parë në Kupën e Kombeve të Afrikës për Malin, derisa kjo ishte fitorja e parë në dy ditët e para të turneut. 

Seydou Keita, ka shënuar 6 minuta para përfundimit të ndeshjes për të mposhtur Nigerin, 1-0. Kështu përfaqësuesja e Malit, ka arritur fitoren e parë në grup dhe të parën në kampionat në përgjithësi. 

Ndeshja ka kaluar me raste nga të dyja palët derisa Keita, i cili luan në Kinë prej këtij stinori, për ekipin Dalian, ka shënuar për t’i sjellur pozitën e parë vendit të tij në Grupin B. 

REZULTATET

GRUPI B: 

Gana - RD Kongo 2-2

Mali - Nigeri 1-0

TABELA

1. Mali 3p. 

2. Kongo 1p. 

3. Gana 1p. 

4. Nigeri 0p. 


 
Të gjitha lajmet nga International