LA LIGA

REUTERS/Heino Kalis
Reali shkatërrues
20 January, 2013 @23:05
Real Madrid i shpejtë dhe i ditëve të mira është paraqitur sot. Djelmoshat e Jose Mourinhos si duket kishin përmbledhur veten pas probleme të ndryshme, ndërsa humbja e mbrëmshme e Barcelonës, vetëm se i kishte motivuar edhe më shumë.
Dy gola nga Angel di Maria, dy nga Cristiano Ronaldo dhe një nga Gonzalo Higuain - që të gjitha në pjesën e parë kanë qenë shkatërrues për Valencian, që mbeti në shpresa.
Në pjesën e dytë më nuk u shënuan gola derisa Reali me këtë fitore arriti kuotën e 40 pikëve, 7 më pak se Atletico në vendin e dytë dhe 15 më pak se Barcelona që pozicionohet e para në tabelë.
REZULTATI:
Valencia - Real Madrid 0-5 (Higuain 9, Di Maria 34, 45, Ronaldo 36, 41)