Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATLETICO

Falcao mungon 3 javë

REUTERS/Susana Vera

Falcao mungon 3 javë


21 January, 2013 @8:56

Minuta e 57-të në ndeshjen Atletico Madrid - Levante la të lënduar sulmuesin më të mirë të rojoblancove, Radamel Falcao. 

Kolumbiani doli nga loja duke ia lënë vendin Diego Costës, ndërsa pas ndeshjes të cilën e fituan dhe iu afruan Barcelonës në krye, trajneri i ekipit, Diego Simeone njoftoi se Falcaos do t’i duhen së paku 20 ditë pushim për t’u rikthyer në fushë. 

Sipas kësaj llogarie ai do t’i mungojë ekipit të tij në dy ndeshje të rëndësishme ndaj Athletic Bilbaos dhe Real Betisit. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga