Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESSI

S’jam superyll

REUTERS/ Albert Gea

S’jam superyll


21 January, 2013 @14:27

Futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi, është duke dominuar në çdo aspekt në botën e futbollit, mirëpo në një intervistë me katalonasen El Peridico de Catalunya, ai ka refuzuar të krahasohet me superyjet tjera të sportit. 

”Është çmenduri që unë të krahasohem me sportistë si Michael Jordan, Usain Bolt dhe Muhammad Ali. Nuk më pëlqejnë krahasimet dhe fundi-fundit kush jam unë që të krahasohem me dikë?! Unë e bëj punën time dhe kur t’më përfundojë karriera do të shohim,” është cituar Messi nga e lartëpërmendura. 

“Kritiku më i madh i Messit është Messi. E di kur i bëj gjërat keq dhe kur i bëj mirë. Unë jam kritiku numër një i vetes,” ka shtuar argjentinasi ndër të tjera në intervistën e tij. 

Njëzetë-e-pesë vjeçari i Barcelonës, ka shënuar 29 gola në 20 paraqitje këtë stinor, ndërsa javë më parë ka fituar Topin e katërt të Artë, që është rekord botëror. 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga