Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP

Giannis, MVP i sezonit 2018/2019

Giannis, MVP i sezonit 2018/2019


25 June, 2019 @8:59

Giannis Antetokounmpo është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit të rregullt 2018/2019 të NBA-së.

Greku Giannis në garën tejet të ngushtë mposhti basketbollistët James Harden (Houston Rockets) dhe Paul George (Oklahoma City Thunder), për ta fituar kështu këtë çmim pas një sezoni të shkëlqyer me skuadrën e Bucks.

“Ky është vetëm fillimi. Qëllimi është që ta fitoj titullin dhe nuk do të ndalem derisa kjo të ndodhë.” - u shpreh Giannis gjatë pranimit të shpërblimit.

Ndërkohë, çmimet tjera u fituan nga Luka Doncic - rookie më i mirë i sezonit, Rudy Gobert - mbrojtësi më i mirë, Pascal Siakam - lojtari me përmirësimin më të madh në krahasim me sezonet e kaluara, Lou Williams - lojtari më i mirë i inkuadruar nga banka rezervë dhe Mike Budenholzer - trajneri i vitit.


 
Të gjitha lajmet nga NBA