ILIEVSKI
Gjërat po shkojnë mirë
22 October, 2015 @9:26
Fitorja e dytë me radhë për Sigal Prishtinën dhe kjo e fundit ndaj një kundërshtari të respektuar si Kozuv.
Trajneri i Prishtinës, Marjan Ilievski, ka thënë se fitorja është e rëndësishme ndaj një ekipit të tillë, por nuk i ka pëlqyer që disa herë i lanë të këndellen rivalët.
“Me rëndësi është që gjërat po shkojnë mirë. Kozuv është ekip që duhet respektuar. Kemi nisur ndeshjen mirë, por u kemi dhënë mundësi që të shënojnë dhe të këndellen. Pas pushimit ndërmjet pjesëve të ndeshjes, kemi luajtur si në fillim,” ka thënë Ilievski për faqen zyrtare të BIBL.
Prishtina ka shënuar 2 fitore nga 2 ndeshjet e para të Grupit A në BIBL, ku po lufton për mbrojtjen e titullit.