MAQEDONIA V 0-4 GJERMANIA

Gjermania - e para që siguron “Katar 2022”
11 October, 2021 @22:37
Nga Evropa, skuadra e parë që ka siguruar pjesëmarrjen në “Katar 2022” është Gjermania. Kampionia e katërfishtë e Botës në futboll ka arritur që të tejkalojë pengesën maqedonase sonte në Shkup për të vulosur biletën drejt Botërorit të radhës.
Dueli Maqedonia Veriore - Gjermania ka përfunduar bindshëm në të mirë të panzerëve, 0-4 [Havertz 50, Werner 70, 73, Musiala 83] dhe me këtë fitore nis plani për Botëror.
TABELAT AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Gjermania pas tetë ndeshjeve në Grupin J ka tubuar 21 pikë, shtatë më shumë se ndjekësja e parë Rumania, duke siguruar vendin e parë — që siguron botërorin.