KOSOVA

Kosova kryen stërvitjen e fundit para Gjeorgjisë
Teksti: FFK
11 October, 2021 @19:34
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes me Gjeorgjinë, e cila luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Stërvitja e sotme u zhvillua nën rrebeshin e shiut, por kjo nuk i pengoi futbollistët që të kryejnë ushtrimet e zakonshme dhe të marrin instruksionet e fundit në fushë nga përzgjedhësi Bernard Challandes