FINALJA E LIGËS SË KOMBEVE

Përsëri me përmbysje! Franca fiton trofeun e Ligës së Kombeve
10 October, 2021 @22:45
Falë intervenimeve të kapitenit të ekipit Hugo Lloris në dy nga tre sulmet e fundit të Spanjës, Franca është bërë kampione e Ligës së Kombeve për herë të parë në histori.
Këtë javë janë zhvilluar finalet e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve dhe pasi që Spanja mposhti Italinë e Franca Belgjikën, dy skuadrat u takuan në finale të garës.
E Franca, përkundër se Spanja mori epërsinë, ka arritur të kthehet shpejt në lojë me të qetin, por të mrekullueshmin Karim Benzema, ndërsa Kylian Mbappe i dha fund dilemave të rezultatit final, kur shënoi për 1-2 [Oyarzabal 64 - Benzema 66, Mbappe 80] përfundimtare.
Spanja ka dominuar me posedim të topit dhe ka kontrolluar pjesën e parë të ndeshjes, por në pjesë të dytë francezët krijuan seriozisht e në kundërsulm Mikel Oyarzabal shënoi për epërsi të spanjollëve.
Por, falë Benzemasë në super-formë, Franca u kthye shpejt në lojë dhe pastaj duke pritur daljet e shpejta, me Paul Pogbanë luftarak në mes të fushës, ka arritur që përmes Mbappes të shënojë për fitore.
Kështu Spanja ka përfunduar në vend të dytë, ndërsa Franca me një trofe tjetër pas Europianëve e Botërorëve të fituar.