EDMOND AZEMI
Gjithmonë i gatshëm për ekipin
5 February, 2018 @14:26
Përkundër moshës, Edmond Azemi, gjithmonë është i gatshëm të dalë në skenë kur i nevojitet më së shumti ekipit.
Kapiteni shumëvjeçar i Sigal Prishtinës, të njejtën e ka bërë edhe në derbin e fundit të ekipit, të zhvilluar ndaj Trepçës në Minatorin përplotë me adhurues.
“Dikush po thotë që Edmondi nuk mund të luajë më, por kjo nuk është e vërtetë. Jam më i përgatituri fizikisht dhe ndeshja e fundit, që nuk ka qenë fare e lehtë, dëshmoi se mund të luaj ende,” ka thënë Azemi për Kohën ditore.
Edoja shënoi më së shumti pikë në ndeshje, 25, duke kontribuuar edhe me 6 kërcime e 3 asistime në fitoren e skuadrës dhe në mbajtjen e serisë së pamposhtshmërisë në basketbollin kosovar për bardhekaltërit.