LIGA E PARË A

BOROZANI/Erdis Driza
Gjoba të larta për rrahje dhe rezultat zyrtar
19 February, 2015 @15:21
Ndeshja e xhiros së parë në Ligën e Parë A, ndërmjet Kerasan Prishtinës dhe Rahovecit, që u ndërpre në çerekun e dytë të ndeshjes pranë rezultatit 25-20 në të mirë të vendasve, u përshkua me dënime të larta nga Komesari i Garave të FBK-së.
Kështu, Kujtim Sadiku i Kerasan Prishtinës, për shkak të inicimit të rrahjes me lojtarët kundërshtar është gjobitur me 500€ dhe u suspendua me 2 ndeshje moslojë, ndërsa Besnik Sharku i Rahovecit, që u përfshi në këtë rrahje është gjobitur gjithashtu me 500€ dhe suspendim 2 ndeshje moslojë.
Për më tepër, vëllau i Besnikut, Blerimi, që kërceu në rrahje nga banka rezervë u gjobit gjithashtu me 500€ dhe suspendim prej 4 ndeshjeve moslojë, shkruan Informatori i parë i vitit për këtë ligë.
Për më tepër, për shkak të përfshierjes së shikuesve në fushë dhe realizimin e sulmeve fizike ndaj lojtarëve të Rahovecit, Kerasan Prishtina, dënohet si klub me 500€ gjobë dhe 3 ndeshje pa prezencën e shikuesve në palestër.
Kerasan Prishtina gjithashtu ka humbur këtë ndeshje me rezultat zyrtar 0-20 si dhe nuk i ka takuar pika e humbësit nga kjo ndeshje, ka bërë të ditur Komesari i Garave në Informatorin e Ligës së Parë A.
TABELA E LIGËS SË PARË A:
1 | Newborn | 1 ndeshje | 2 pikë | |
2 | Rahoveci | 1 ndeshje | 2 pikë | |
3 | Malisheva | 1 ndeshje | 2 pikë | |
4 | AS Kastrioti | 1 ndeshje | 1 pikë | |
5 | Kosova V | 1 ndeshje | 1 pikë | |
6 | Kerasan Prishtina | 1 ndeshje | 0 pikë |