KARAGAÇ
Gjuka merr drejtimin e Besës
3 March, 2014 @14:52
Trajneri i deridjeshëm i Penzës nga Peja, Fabian Gjuka, është zyrtarisht trajner i Besës nga Peja, ka njoftuar klubi i ri pejan në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.
Sipas këtij njoftimi, Gjuka pritet që të prezentohet sot para lojtarëve të tij të ri dhe të njoftohet me ata.
Pejani Gjuka ka fituar gjithçka në basketbollin femëror të Kosovës me Penzës në vitet e fundit dhe ka qenë njëri ndër trajnerët më të dalluar te basketbolli femror.
Kurtovic i cili kishte ardhur në Besë në fillim të stinorit është larguar në marrëeshje me klubin, derisa nën drejtimin e tij Besa ka arritur rezultate të mira për një debutues në Superligë, duke regjistruar 6 fitore e 10 humbje në 16 xhirot e para të Superligës.