GRANIT RUGOVA
Rikthehet Graniti
2 March, 2014 @11:02
Basketbollisti i Sigal Prishtinës, pas një kohe të gjatë është aktivizuar për skuadrën e tij në një ndeshje.
Rugova ishte lënduar gjatë muajit gusht dhe që nga ajo kohë ka vuajtur me lëndime.
Ai i është kthyer skuadrës në ndeshjen e djeshme kundër Bashkimit, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat të thellë 58-104.
Për një kohë shumë të shkurtër sa ishte në fushë, Graniti arriti të shënoj 3 pikë.
Përveç tij, kjo ndeshje ishte e veçantë edhe për trajnerin e ri të Sigal Prishtinës, Marin Dokuzovski, i cili e udhëheqi për herë të parë skuadrën në një ndeshje dhe me fitore bindëse ndaj Bashkimit e filloi mjaftë mirë aventurën e tij me bardhekaltërit.