KNICKS
Humbja e gjashtë me radhë
3 March, 2014 @10:33
Ndihma e vetme për New York Knicksin, do të ishte përfundimi i stinorit.
Vitin e kaluar, Carmelo së bashku me shokët e tij, e kishin përfunduar stinorin në vendin e dytë, ndërsa sivjet, qëllimi kryesor u bë vendi i tetë për tu inkuadruar në Play Off.
Megjithatë, me këtë performancë jo stabile, punët po vështërsohen çdo ditë, ata humbjen e gjashtë me radhë e regjistruan kundër Chicago Bullsit, me rezultat 109-90.
Demat, dominuan gjatë tërë ndeshjes ku ishin në epërsi non-stop dhe asnjëherë nuk dolën në disavantazh.
Ylli i ndeshjes ishte pa dyshim, Joakim Noah, i cili bëri triple-double me 13 pikë, 14 asistime e 12 kërcime. Françezi, u ndihmua edhe nga D.J. Augustin me 23 sosh.
Ndërsa në anën tjetër, Carmelo Anthony luajti me 21 pikë,që nuk mjaftuan për ta këndellur Knicksin.
Kjo ishte humbja e nëntë në dhjetë ndeshjet e fundit për New Yorkun, ndërsa për Bullsin e kundërta.
Video
Performanca e Noah