GRUPI A
Kampioni gjunjëzohet në Stamboll
30 October, 2015 @20:03
Një fitore me vlerë sikur ari, erdhi nga gjiganti turk Fenerbahçe, i cili e mposhti kampionin aktual të Euroleagues, Real Madridin, me rezultat 77-66.
Lojtarët të cilët erdhën nga NBA, Ekpe Udoh dhe Luigi Datome, ishin koshashënuesit më të mirë, duke shënuar me nga 15 pikë secili, derisa u ndihmuan edhe nga Bogdan Bogdanovic me 12 pikë të tjera.
Tek spanjollët, 15 pikët e shënuara nga Felipe Reyes, nuk i ndihmuan që të kthehen në shtëpi me fitore.
Fenerbahçe, me këtë triumf, e regjistroi fitoren e dytë pas tre ndeshjeve, derisa Real Madridi e shijoi humbjen e dytë.