Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAC-DAL

Clippers fiton në shtëpi

Clippers fiton në shtëpi


30 October, 2015 @10:55

Djelmoshat e trajnerit, Doc Rivers, e kaluan edhe pengesën e quajtur Dallas Mavericks.

Los Angeles Clippers, e mposhti kundërshtarin në Staples Center, me rezultat 104-88.

Gjatë ndeshjes, pati edhe përleshje të vogla ndërmjet DeAndre Jordan dhe Dirk Nowitzkit, ku ky i pari, gjatë afatit kalimtar ishte shumë afër Dallasit, por mbeti në fole, derisa vetë lojtari Jordan, pranoi se ishte një ndeshje me plotë emocione.

Blake Griffin, sikurse lojën e parë, tregoi përsëri, se gjatë verës nuk ka pushuar. Ai shkëlqeu me 26 pikë, 10 kërcime e 2 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Jamal Crawford me 15 pikë.

Në anën tjetër, John Jenkins luajti me 17 pikë, e gjermani Nowitzki me 16, që nuk mjaftuan për fitore.

Kjo ishte fitorja e dytë e Los Angeles Clippersit, derisa Dallasi u njoftua me humbje, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.


Video

Blake Griffin



 
Të gjitha lajmet nga NBA