Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA UNIKE

Goga Basket, gjysmëfinalistja e vetme nga Shqipëria

Goga Basket, gjysmëfinalistja e vetme nga Shqipëria


7 April, 2021 @17:37

Goga Basket është skuadra e vetme gjysmëfinaliste nga Shqipëria në Ligën Unike.

Kualifikimi në gjysmëfinale erdhi me fitoren ndaj Tiranës me rezultat 76-67 në ndeshjen që u zhvillua në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Skuadra fituese mbizotëroi në pjesën e parë të ndeshjes duke krijuar epërsi deri në 21 pikë dallim, ndërsa kjo epërsi në çerekun e tretë u shkri shpejt nga Tirana. Megjithatë, në çerekun e fundit Goga Basket u këndell për të siguruar në fund fitoren.

Dy ish basketbollistë të Bashkimit, Endrit Hysenagolli dhe Theron Bussey, ishin më të dalluarit në fitoren e Gogës, duke shënuar përkatësisht nga 15 dhe 14 pikë, ndërsa përveç tyre edhe 3 lojtarë të tjerë arritën pikë dyshifrore. Te Tirana koshashënuesi më i mirë ishte Nazareno Coco me po ashtu 15 pikë të shënuara.

SKEMA E LIGËS UNIKE

Goga Basket në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e duelit Golden Eagle Ylli - Sigal Prishtina.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike