SUHAREKË
Golden Eagle Ylli godet përsëri, sjell edhe Gëzim Morinën
14 January, 2021 @14:16
Ekipi suharekas nuk ka të ndalur me përforcime të dëshmuara dhe cilësore. Pas befasisë së bërë me prurjen e Erjon Kastratit në basketbollin kosovar, Golden Eagle Ylli ka goditur duke sjellë tash edhe reprezentuesin tjetër të Kosovës - Gëzim Morina.
Dyshja e reprezentacionit të Kosovës që kanë bërë karrierë në basketbollin slloven me vite më radhë do të jenë përforcime të jashtëzakonshme për suharekasit në vazhdimin e Superligës, ndërsa ekipi me trajnerin Fatih Emre Gezer tashmë mund të thuhet që po kërkon trofe.
“Gëzim Morina i bashkohet ekipit tonë. Mirë se vjen në qytetin e basketbollit,” është thënë në njoftimin e shkurtër të zyrtarizimit të lojtarit në fjalë në llogarinë e skuadrës në Facebook.
Golden Eagle Ylli ka përfunduar pjesën e parë të stinorit në pozitë të katërt të renditjes tabelare me bilans 8-6.