10 DITË TEST

Brad Greenberg, selektor i Kosovës/ Foto: star tribune
Greenberg: Lista shkurtohet brenda 10 ditëve
16 May, 2017 @13:37
Përzgjedhësi i ri i përfaqësueses së Kosovës, Brad Greenberg, ka zbuluar sot listën e gjërë të reprezentacionit të Kosovës.
Amerikani ka ftuar 21 lojtarë, nga të cilët në listën finale të Kosovës për parakualifikime drejt Kampionatit Botëror Kina 2019 do të përzgjedhen 12.
Shiko: LISTA PREJ 21 LOJTARËVE
Ai ka vlerësuar se brenda 10 ditëve të para të fazës përgatitore nga lista e gjërë prej 21 basketbollistëve, do të mbesin 12, te të cilët do të llogarisë për miqësore dhe ndeshjet parakualifikuese.
“Ashtu siç kam thënë në grumbullimin e parë i kam ftuar një grup më të madh të lojtarëve, si dhe disa basketbollistë të rinj në mënyrë që të fitojnë përvojë. Ka edhe prej atyre lojtarëve të cilët vitin e kaluar nuk ishin pjesë e Përfaqësueses, por që sivjet kanë shprehur dëshirë ta bëjnë një gjë të tillë dhe ne i kemi ftuar. Përgatitjet do t’i fillojmë më 1 korrik, ndërsa lista e gjerë pritet të ngushtohet pas dhjetë ditëve të para, pra para se të fillojnë ndeshjet miqësore brenda dhe jashtë vendit. Ndërkaq unë besoj se 12 lojtarët që do të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës në këtë fazë parakualifikuese do të jenë ata që do ta vlerësojnë shumë fanellën e kësaj skuadre dhe ata që në muajin korrik dhe gusht do të mendojnë vetëm për punën në Përfaqësuese,” ka thënë 63 vjeçari Greenberg për faqen zyrtare të FBK-së.
Shiko: GRUPET PARAKUALIFIKUESE