CELTICS - WIZARDS @ GAME 7

Foto: nba.com
Bostoni në finale të Konferencës
16 May, 2017 @10:01
Boston Celtics arriti ta mposht Washington Wizardsin në ndeshjen e shatë të serisë me rezultat 115-105 dhe u kualifikua në finale të Konferencës Lindore.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte në të shumtën e kohës e barabartë, ndërsa në pjesën e dytë, për lojën e Bostonit u kujdesën Isaiah Thomas dhe Al Horford, derisa në anën tjetër dyshja John Wall dhe Bradley Beal luftonin për fitore.
Në çerekun e fundit të ndeshjes, te Bostoni në skenë doli Kelly Olynyk, i cili vetëm në këtë çerek, duke shënuar 14 pikë, luajti rolin kryesor në fitoren e skuadrës.
Rol të rëndësishëm në këtë ndeshje luajti edhe kontributi i bankës rezervë. Celtics është ushqyer mirë nga banka, derisa lojtarët e bankës së Wizardsit shënuan vetëm 5 pikë!
Në fitoren e Bostonit më efikasit ishin Isaiah Thomas me 29 pikë dhe Kelly Olynik me 24.
Ndërsa në anën tjetër, nuk mjaftuan 38 pikët e Bradley Bealit për fitore.
Boston Celtics në finale të Konferencës Lindore, do të përballet me kampionin aktual Cleveland Cavaliers.