PJESA E PARË: BASHKIMI - KOZUV
Grosha shpërthen, Bashkimi kthen epërsinë
14 November, 2018 @20:01
Para pak çastesh në palestrën Sezai Surroi të Prizrenit ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Bashkimit dhe Kozuvit.
Në çerekun e dytë ka shpërthyer Ergin Grosha, që me pikët e tij, duke shfrytëzuar gjatësinë dhe luftën nën kosh, ka shënuar 10 pikë për t’ia dhënë prizrenasve epërsinë.
E krejt në fund, çereku i dytë përfundoi 26-18 në të mirë të Bashkimit, për përfundimtaren e pjesës së parë, 47-41.
Më efikasi te Bashkimi vazhdon të jetë Jordan Capps me 19 pikë, ndërsa te Kozuvi Nikola Karakolev me 10 sosh.