KAYDEN ANDERSON
Prishtina e Re gjen zgjidhje amerikane
14 November, 2018 @14:44
Ekipi nga kryeqyteti, që është renditur në pjesën e poshtme të klasifikimit në Ligë të Parë të Kosovës, ka gjetur zgjidhje për t’iu shmangur rezultateve jo të mira.
Kështu, Prishtina e Re ka paraqitur për regjistrim në FBK basketbollistin amerikan, Kayden Anderson, që pritet të përforcojë radhët e ekipit që aktualisht ka bilanc 2-5 në Ligë të Parë të Kosovës në basketboll.
Anderson luan në pozitën e playmakerit dhe është 173 centimetra i gjatë. Ai së fundi ka qenë pjesë e ekipit universitar amerikan në Johnson & Wales University ku ka luajtur për Wildcats në ligën NAIA.
Prishtina e Re në xhiron e radhës ndeshet në derbin e kryeqytetit në Ligë të Parë ndaj Kerasan Prishtinës. Sikurse Prishtina e Re, edhe Kerasan Prishtina ka bilanc të njëjtë të rezultateve këtu, 2-5.