PUBLIKU NË XHIRON VIII
Mitrovica e Suhareka, dominojnë me shikueshmëri
13 November, 2018 @15:05
Pas ndeshjeve të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll Informtari Nr. 8 i Superligës ka publikuar numrin e regjistruar të shikuesve në këto përballje.
Vërehet interesim i jashtëzakonshëm i mitrovicasve dhe suharekasve në derbi, derisa në duelin Trepça-Prishtina është regjistruar numri i shikuesve prej 1 mijë e 500, ndërsa në duelin Ylli-Bashkimi 1 mijë - që bashkë bëjnë numrin më të madh të shikuesve për ndeshje këtë stinor.
Sa i përket dueleve tjera të xhiros, Rahoveci-Borea ka mbledhur 300, sa edhe Prizreni-Lipjani.
Gjithsesi, shifra e kësaj jave futet në xhirot më të shikuara të Superligës për këtë stinor.