PJESA E PARË: PRIZRENI-LIPJANI
12 pikë epërsi pas pjesës së parë
11 November, 2018 @19:49
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së fundit të xhiros së tetë të Superligës, ndërsa Prizreni është në epërsi ndaj Lipjanit.
Pas çerekut të parë 21-15 në të mirë të vendasve, në çerekun e dytë dallimi i pikëve ishte i njejtë, 18-12, por totali për përfundimtaren e pjesës së parë u ngrit në 12 në të mirë të Prizrenit, 39-27.
Urim Zenelaj me 10 pikë është më efikasi aktualisht te Prizreni, ndërsa me 6 pikë te Lipjani po dallohet Maurice Williams.