Të gjitha lajmet

KOSOVA

Grupmoshat e reja të Kosovës, shorti i grupeve

Grupmoshat e reja të Kosovës, shorti i grupeve

Teksti: FBK

10 December, 2019 @15:46

Në Freising të Gjermanisë sot është hedhur shorti për përfaqësueset e reja në basketboll.

Në verën e ardhshme Kosova do të përfaqësohet me pesë përfaqësuese, tri në konkurrencën e meshkujve dhe dy në atë të femrave. Kosova U20 (M), Kosova U18 (M), Kosova U18 (F) dhe Kosova U16 (F) do të garojnë në Divizionin B, kurse Kosova U16 (M) do të garojë në Divizionin C, derisa kampionati do të mbahet në Prishtinë.

Shorti

Kosova U20 (M) do të jetë në Grupin D së bashku me Bullgarinë, Bjellorusinë, Sllovakinë, Finlandën dhe Irlandën.

Kosova U18 (M) do të jetë në Grupin D me Maqedoninë Veriore, Suedinë, Danimarkën, Letoninë dhe Bjellorusinë.

Kosova U16 (M) do të jetë në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën.

Kosova U20 në konkurrencën e femrave do të jetë në Grupin C me Gjermaninë, Zvicrën dhe Ukrainën.

Kosova U16 në konkurrencën e femrave do të jetë në Grupin C me Rumaninë, Sllovakinë, Poloninë, Maqedoninë Veriore dhe Irlandën.

Pjesëmarrja

Kosova U20 (M) do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 10 deri më 19 Korrik 2020.

Kosova U18 (M) do të garojë në FIBA U18 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Oradea të Rumanisë prej 24 Korrik deri më 2 Gusht 2020.

Kosova U16 (M) do të garojë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C në Prishtinë prej 12 deri më 19 Korrik 2020.

Kosova U16 (F) do të garojë në FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të organizohet prej 17 deri më 26 Korrik 2020 në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në Ramatgan të Izraelit prej 8 deri më 16 Gusht 2020.

MEDIA TALK

Challandes parashikon muajin e ndeshjes Maqedonia V - Kosova

7 April, 2020 @0:21

Selektori më i suksesshëm i Kosovës në historinë e shkurtër të vendit tonë në gara ndërkombëtare, Bernard Challandes, duke folë…

JUGKOREANI

Son Heung-min shkon në ushtri

6 April, 2020 @23:58

Futbollisti i Tottenham Hotspurit, Son Heung-min, do të kryejë shërbimin ushtarak në shtetin e tij, Kore të Jugut, ka konfirmuar…

DON BALON

Marash Kumbulla në radar të Real Madridit

6 April, 2020 @15:33

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i është ofruar si zgjidhje kryetarit të Real Madridit Florentino Perez, shkruan sot Don…

STINORI 1999/2000

Tabelat përfundimtare 1999/2000 të Ligave të Dyta të Kosovës

Foto nga arkivi i Brahim Vojvodës, sulmuesit të KF Drenica

6 April, 2020 @14:58

Ishte sezoni i parë i pasluftës në Ligë të Dytë të Kosovës, që në fakt ishin dy. Liga e Dytë…

TOP 10

Laureatët e vitit 2000 nga FFK

6 April, 2020 @0:12

Në stinorin e parë të pasluftës në Kosovë dhe pas shpalljes së Prishtinës kampione të Kosovës, e Gjilanit fitues të…

Të gjitha lajmet nga