Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUB NATION

GSW kampion! Titulli i katërt në tetë vitet e fundit

Foto: nba.com

GSW kampion! Titulli i katërt në tetë vitet e fundit


17 June, 2022 @10:40

Me fitore 103-90 në ndeshjen e gjashtë të serisë finale, Golden State Warriors ka mbyllur serinë finale 4-2 për të arritur titullin e katërt të kampionit në tetë vitet e fundit në NBA.

Steph Curry u zgjodh për herë të parë në karrierë të tij MVP i finaleve në NBA, ndërsa Warriors iu rikthye titullit pas dy viteve dëshpëruese.

Curry shënoi 34 pikë në ndeshje, duke pasur mesatare prej 31.2 pikëve për ndeshje në serinë finale, për të kompletuar serinë me titull kampioni pas fitores së fundit në Boston!

“Jam i lumtur për Stephin,” ka thënë trajneri i GSW Steve Kerr. “Për mua, kjo është kurora e arritjeve të tij, në atë që mund të quhet pa dilema karrierë e jashtëzakonshme”.

“Natyrisht, i lumtur jam për të gjithë lojtarët në atë zhveshtore aty dhe për shumë njerëz që kanë dhënë kontribut, por pa Curryn, asnjëra nga këto nuk do të ndodhte.”

Curry kreu lojën me 34 pikë, 7 asistime e 7 kërcime, ndërsa 18 pikë dha Andrew Wiggins, duke shtuar edhe 5 asistime, 6 kërcime, 4 topa të rrëmbyer e 3 bllokada!

Derisa Jordan Poole dha 15 pikë, dyshja Draymond Green e Klay Thompson kontribuuan me nga 12 secili.

“E gjetëm rrugën për ta kryer këtë. Gjithmonë ka dyshime, por ka qenë një rrugë e gjatë për t’u rikthyer këtu, pasi që të gjithë e dimë se sa vështirë është të fitohet në këtë nivel. Secili që ka qenë pjesë e kësaj e din për cka po flas. Natyrisht, ky titull është ndryshe - me siguri,” ka thënë MVP i finaleve pas triumfit.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga NBA