SHQIP NË BOTË

Hadërgjonaj zverdhet përballë Trabzonsporit
4 March, 2021 @16:28
Mbrojtësi i krahut të djathtë i përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës turke Kasimpasa, Florent Hadërgjonaj, është ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen e sotme kundër Trabzonsporit.
Ai së bashku me Loret Sadikun ishin titullarë dhe luajtën gjatë gjithë ndeshjes për Kasimpasan, por që kontributi i tyre ishte i pamjaftueshëm pasi në fund fitore shënoi Trabzonspori me rezultat 1-2.
Hadërgjonaj u ndëshkua me të verdhë në minutën 33’ të ndeshjes, pas ndërhyrjes së palejueshme ndaj lojtarit kundërshtar, Marlon.