Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA: ÇEREKFINALET

Hajdari 27pikë, Prizreni eliminon Yllin

Foto: KBPontePrizreni/fb

Hajdari 27pikë, Prizreni eliminon Yllin


22 October, 2020 @18:58

Që në ndeshjen e parë të tij zyrtare me ekipin e ri, Arti Hajdari ka treguar cilësinë e tij dhe me 27 pikë të shënuara prej të cilave 57% saktësi në tre pikë, i ka ndihmuar ekipit të tij Ponte Prizreni për të kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.

Në përballjen e zhvilluar sonte në Sezai Surroi të Prizrenit, Ponte Prizreni ka mposhtur Golden Eagle Yllin me 10 pikë dallim, 103-93 [58-44].

Dallimi kryesor në ndeshje ndodhi në çerekun e dytë dhe të tretë, kur bardhezinjtë e Prizrenit kanë bërë dallim me shtimin e epërsisë me nga 9 pikë [30-21, çereku i dytë] dhe [27-18, çereku i tretë].

Mundi i suharekasve në çerek të fundit [18-31] nuk mjaftoi për të bërë më shumë dhe kështu Ylli u eliminua nga duelet e mëtutjeshme të Superkupës.

Arti Hajdari shënoi 27 pikë dhe 2 asistime në këtë ndeshje për Prizrenin e drejtuar nga Arbnor Rifati, ndërsa 25 të tjera i dha amerikani Ty Nichols, që shtoi edhe 6 asistime në llogari të tij.

Qendra Urim Zenelaj si zakonisht kreu ndeshjen me double-double, duke shënuar 10 pikë e 14 kërcime, sikurse edhe përforcimi i verës Josh Martin që luajti me 19 pikë e 17 kërcime!

Te Ylli më efikasi sonte ka qenë përforcimi amerikan Cody John që shënoi 25 pikë dhe kontribuoi me 5 asistime. Ndërsa mitrovicasi Samir Zekiqi dha 19 pikë e 5 kërcime në humbjen e ekipit.

Valon Bunjaku ishte shumë afër shifrave double-double, duke shënuar 15 pikë e 9 asistime në proces, por pamjaftueshëm për t’i dhënë fitore skuadrës së drejtuar nga trajneri malazez që kishte bërë Bashkimin kampion, Dragan Radovic.

Në gjysmëfinale, që do të zhvillohet në 13 qershori të Suharekës Ponte Prizreni do të pres fituesin e përballjes së mëvonshme, Peja-Bashkimi.


 
Të gjitha lajmet nga