Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS FINALES

Hajriz Hazeri — MVP i Kupës së Ligës së Parë

Hajriz Hazeri — MVP i Kupës së Ligës së Parë


13 February, 2022 @17:17

Basketbollisti i KB NewBasket, Hajriz Hazeri, është shpallur MVP i Kupës së Ligës së Parë në basketboll.

Hazeri që është lojtar i KB Bashkimi dhe luan me licensë të dyfishtë edhe te KB New Basket, në finalen e Kupës së Ligës së Parë sot ndaj Istogut ka luajtur për 40-minuta pa pushim.

Ai ka dhënë 12 pikë, ka bërë 8 asistime dhe ka regjistruar 6 kërcime e 3 topa të rrëmbyer në këtë finale, për të qenë ndër lojtarët kryesorë të skuadrës, që solli trofeun e parë në histori të ekipit.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës