MAN OF THE MATCH

Drilon Hajrizi/ BOROZANI/ Erdis Driza
Hajrizi, bindshëm lojtar i ndeshjes
23 January, 2016 @21:51
Basketbollisti mitrovicas i Pejës, Drilon Hajrizi, ka shkëlqyer sonte ndaj Bashkimit në Prizren.
Hajrizi përveç që ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ka pasur edhe një mesatare mahnitëse të shutit në ndeshje.
Në 29 pikët e shënuara të tij, ai ka shutuar 9 herë dhe ka shënuar 7 treshe, me përqindje 77.78%, ndërsa ka shutuar me 71.43% saktësi për dy pikë.
Drilonit sonte i ka munguar vetëm një kërcim, 9, për të arritur shifrën double-double, duke e kompletuar ndeshjen me indeks të vlefshmërisë, 33.