DEBUTON AMERIKANI

Griffin Ramme, duke biseduar me ndihmës trajnerin e Bashkimit/ BOROZANI/ D.S.
Si debutoi Griffin Ramme?
23 January, 2016 @21:29
Vetëm 13 minuta arriti të luajë në ndeshjen e parë të tij nën fanellën e Bashkimit.
Organizatori amerikan Griffin Ramme, i cili erdhi nga ekipi Strsljen i Malit të Zi si koshashënues më i mirë i ligës së atjeshme, ka shënuar 5 pikë për portokall-e-zinjtë në ndeshjen e parë të tij.
Ai ka kontribuuar gjithashtu në ekip me 4 asistime, ndërsa ka vjedhur edhe tre topa për Bashkimin.
Për tre pikë, Ramme ka shutuar 2 herë duke shënuar 1, ashtu si edhe nga zona. Kurse nga gjuajtjet e lira ka shënuar 2 herë nga po aq tentime.