NË SEZAI SURROI

BOROZANI/Lis Dorambari
Peja 3-0 ndaj Bashkimit
23 January, 2016 @20:46
Peja është treguar e fortë për Bashkimin në “Sezai Surroi” sonte, duke e mposhtur atë për herë të dytë si mysafir dhe të tretën në përgjithësi në Superligë.
Basketbollistët verdhezi kanë vazhduar serinë e pamposhtshmërisë në Superligë duke e regjistruar fitoren e 14 me radhë këtë stinor, ndërsa tash kanë 28 pikë, 5 më shumë se përcjellësja e parë, Sigal Prishtina.
Pjesa e parë e takimit ishte më atraktive sa i përket rezultatit, që shkonte ngushtë. Çereku i parë përfundoi me 5 pikë epërsi për ekipin e Pejës, 26-31, ndërsa fundi i pjesës gjeti rezultatin 44-50.
Por në pjesë të dytë verdhezinjtë shfrytëzuan çdo lëshim të ekipit prizrenas për të ngritur epërsinë dhe arritën epërsi edhe deri në 20 pikë në disa raste, për të fituar pa telashe në fund me 10 pikë epërsi.
Pas kësaj ndeshjeje Peja ka bilanc 14-0 ndërsa Bashkimi ka regjistruar humbjen e parë të vitit 2016 dhe ka bilanc 9-5 në Superligë.
Statistikat ekipore
Bashkimi | Peja | ||
Çereku i parë | 26 | 31 | |
Çereku i dytë | 18 | 19 | |
Çereku i tretë | 13 | 26 | |
Çereku i katërt | 23 | 14 | |
Kërcime | 30 | 32 | |
Asistime | 18 | 21 | |
Bllokada | - | - | |
Topa të vjedhur | 9 | 4 | |
Topa të humbur | 13 | 16 | |
Tentime për tre pikë | 8/28 | 16/33 | |
Tentime nga loja | 30/59 | 31/61 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 12/24 | 12/14 |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Marcel Jones | 24 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
2 | Granit Rugova | 20 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
3 | Tay Waller | 15 pikë | 7 asistime | 6 kërcime |
4 | Yll Kaçaniku | 8 pikë | 3 kërcime | 1 top të vjedhur |
5 | Griffin Ramme | 5 pikë | 4 asistime | 3 topa të vjedhur |
6 | Theron Bussey | 5 pikë | 3 asistime | 1 top të vjedhur |
7 | Endrit Hysenagolli | 3 pikë | 3 kërcime | 2 topa të vjedhur |
Statistikat individuale te Peja
1 | Drilon Hajrizi | 29 pikë | 9 kërcime | 1 asistim |
2 | Nenad Delic | 15 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
3 | Kewin Burwell | 13 pikë | 6 asistime | 3 kërcime |
4 | Roland Davis | 12 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
5 | Fisnik Rugova | 10 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
6 | Nicholas Covington | 8 pikë | 5 asistime | 1 top të vjedhur |
7 | Burim Zekiqi | 3 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |