REKORD TJETËR

Curry historik
23 January, 2016 @12:35
Performanca fenomenale e super yllit, Stepehen Curry, ia solli fitoren e radhës Golden State Warriorsit.
Curry, bëri triple-double (39 pikë, 12 asistime, 10 kërcime) kundër Indianës, derisa ekipi i tij mposhti ‘paqësorët’ 122-110.
27 vjeçari Stephen Curry, shënoi 8 herë nga vija e treshit dhe arriti treshin e 200-të, për të katërtin stinor radhazi.
Curry është lojtari i parë që e arrin shifrën e 200 tresheve për katër stinorë me radhë, pas Ray Allenit, që e ka bërë këtë për pesë stinorë radhazi.
Ndërsa një lajm i mirë erdhi nga trajneri Steve Kerr, i cili u rikthye dje në detyrën e tij, pasi që ishte i lënduar nga shpina.
Video
Stephen Curry