SIGAL PRISHTINA

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Si debutoi Shima?
22 January, 2016 @22:48
Aloja shqiptare, Gerti Shima, ka regjistruar paraqitjen e parë me fanellën e Sigal Prishtinës në karrierë sonte.
Shima, që la Bashkimin në afatin kalimtar të janarit për Sigal Prishtinën është paraqitur për 13 minuta në ndeshjen e sontme ndaj Trepçës në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Shqiptari ka shënuar 4 pikë, duke qëlluar 2 herë nga 5 tentime për dy dhe 8 kërcime në përballjen e parë të tij të Superligës me fanellën e kampionit aktual të Superligës.
Basketbollisti bjond ka marrë fanellën me numër dhjetë te Sigal Prishtina.