DAVID BLATT

nba.com
Cleveland shkarkon trajnerin
22 January, 2016 @22:32
Kryesia e Cleveland Cavaliersit, e shkarkoi trajnerin David Blatt nga detyra.
Humbja e thellë nga Golden State Warriors në fillim të javës, ishte arsyeja kryesore për ta larguar trajnerin, derisa përkohësisht në vend të tij do të jetë Tyronn Lue.
Trajneri 56 vjeçar, Blatt, kishte ardhur në stinorin 2014-15, në krye të Cavsit dhe arriti të çojë deri në finale ekipin, ndërsa u mposhtën aty nga Golden State Warriors.