Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRILON HAJRIZI

Hajrizi ia dedikon fitoren Torcidës

Hajrizi ia dedikon fitoren Torcidës


31 January, 2021 @12:40

Drilon Hajrizi ishte motori kryesor në fitoren e djeshme të Trepçës përballë ish skuadrës së tij Pejës.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Hajrizi tha se ekipi po punon maksimalisht për t’i arritur objektivat, derisa fitoren ia dedikoi tifozëve të klubit dhe gjithë qytetit të Mitrovicës.

“Po punojmë maksimalisht shumë si ekip. Si në stërvitje si në lojë po futemi me seriozitetin më të madh. Jemi të kënaqur me ecurinë dhe shpresojmë t’i mbërrijmë objektivat tona. Merita për këtë ecuri ka edhe kryesia e klubit. Fitoren do ta kisha dedikuar Torcidës dhe gjithë qytetit të Mitrovicës,” tha Hajrizi ndër tjerash pas ndeshjes.

RAPORTI I NDESHJES

Trepça e mposhti Pejës me rezultat të thellë 110-91, falë lojës së shkëlqyer në çerekun e fundit.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga