Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - PEJA

Trepça ia mohon kryesimin Pejës

Trepça ia mohon kryesimin Pejës


30 January, 2021 @19:04

Skuadra e Trepçës e mposhti Pejën me rezultat 110-91.

Skuadra mitrovicase me këtë fitore, ia mohon kryesimin e Pejës, derisa arriti një fitore të rëndësishme.

Ivan Koljevic me 33 pikë e 10 asistime ishte më i miri te skuadra mitrovicase, derisa u ndihmua edhe nga Drilon Hajrizi i cili shkëlqeu me 32 pikë, 9 asistime e 8 kërcime.

Në anën tjetër më i miri ishte Dion Dixon me 34 pikë e 8 asistime, derisa nuk luajti Dardan Berisha në këtë ndeshje.

TABELA AKTUALE

Trepça ka bilanc prej 6 fitoreve e 13 humbjeve dhe gjendet në pozitën e shtatë, kurse Peja me 12 fitore e 7 humbje aktualisht gjendet në pozitën e dytë.

Në xhiron tjetër skuadra mitrovicase takohet me Rahovecin, derisa Peja e pret Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga